TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2023, 09:47

Sherr me thika mes dy vëllezërve në Çorovodë, plagoset njëri prej tyre

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika mes dy vëllezërve në Çorovodë,

Një sherr mes dy vëllezërve ka ndodhur sot në Çorovodë. Mësohet se në konflikt e sipër, një prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.

Ndërkohë, policia ka arrestuar shtetasin me inicialet E.M., 46 vjeç. Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Çorovodë, pasi mbrëmjen e djeshme, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

sherr me thika Çorovodë

Lini një Përgjigje