Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ka ndodhur në kryeqytet.
Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.
Ndërsa theksohet se 30-vjeçari E.Z., është goditur me sende të forta dhe si pasojë e plagëve të marra është dërguar në spital ku edhe po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.
"Më datë 23.04.2023, rreth orës 21:05, në rrugën "Kongresi i Manastirit", në afërsi të gjimnazit "Partizani", persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Z., 30 vjeç, dhe më pas janë larguar. Si pasojë 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.", njofton Policia.
Lini një Përgjigje