TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2024, 22:59

Sherr masiv në burgun e Torinos/ U plagosi shokun, 40 shqiptarë “masakrojnë” marokenin; dëmtohen dy policë!

Shkruar nga Pamfleti

Sherr masiv në burgun e Torinos/ U plagosi shokun, 40 shqiptarë

Një sherr masiv është regjistruar në burgun e Torinos ditën e djeshme, ku të përfshirë kanë qenë shtetas shqiptarë dhe marokenë.

Të burgosurit shqiptarë janë konfliktuar dhunshëm me të burgosurit marokenë, në atë që ishte një hakmarrje për një ngjarje të regjistruar dy ditë më parë. Një prej anëtarëve të grupit maroken, plagosi një prej të burgosurve shqiptar, kjo ka detyruar shqiptarët që të marrin hak ndaj marokenit.

Duke përfituar nga ndërrimi i turneve, 40 prej të burgosurve shqiptarë, kanë shpërthyen portat dhe u ngjitën në katin e tretë të blloqeve ku rrinë të dënuarit.

Fillimisht shqiptarët dhunuan oficerët që po përpiqeshin t’i ndalonin, vodhën çelësat e qelive të tyre, hynë në seksionin e 12-të në katin e tretë dhe rrahën një të burgosur maroken, për t’u hakmarrë për mikun e tyre. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy oficerë policie.

Lini një Përgjigje