
Detaje të reja kanë dal nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të shtunë në Korçë. Mësohet se 31-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi, rreth orës 17:00.
Ish-bashkëshorti, Bledar Trëndafili e ka ndaluar pak metra larg shtëpisë duke i hedhur në trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. Pas aktit ekstrem ish-bashkëshorti është larguar me vrap nga vendngjarja.
Ndërkohë që 31-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Por si shkak i plagëve të marra dhe djegies së rëndë ajo është nisur me urgjencë drejt QSUT-së.
Çifti mësohet se ishin në proces divorci dhe e reja gjatë kësaj periudhe jetonte me të ëmën dhe dy fëmijët e mitur, 3 dhe 5 vjeç.
Lini një Përgjigje