TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2024, 20:32

I vuri flakën gruas, shkak dyshohet xhelozia; 31-vjeçarja nga Korça pa urdhër mbrojtje!

Shkruar nga Pamfleti

I vuri flakën gruas, shkak dyshohet xhelozia; 31-vjeçarja nga

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Korçë, ku një grua mori djegie të shumta pasi bashkëshorti i saj me të cilin është në proces divorci, Bledar Trëndafili e leu me benzinë dhe më pas i vuri flakën.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë sipas policisë dyshohet të jetë xhelozia nga ana e autorit edhe pse çifti ishte në proces divorci.

Mësohet se 31 vjeçarja nuk ka pasur urdhër mbrojtje. Pritet që dëshmitë e familjarëve dhe të afërmve, të zbardhin më tej nëse ka patur kërcënime apo përndjekje të tjera nga ish bashkëshorti.

31-vjeçarja Melisa Trëndafili ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi, kur ish-bashkëshorti e ka ndaluar pak metra larg shtëpisë, duke i hedhur në trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ka qenë në këmbë në momentin që ka djegur ish bashkëshorten, ndërsa është larguar me vrap pasi i ka vënë flakën.

 

Lini një Përgjigje