
Një qytetar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga biçikleta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Policia njoftoi se 60-vjeçari F.T ka rënë nga biçikleta teksa udhëtonte në rrugën Shefqet Ndroqi dhe si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.
“Më datë 14.06.2025, në rrugën “Shefqet Ndroqi” dyshohet se është rrëzuar biçikleta në të cilën lëvizte shtetasi F. T., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi Policia.
Lini një Përgjigje