TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2024, 20:11

Ra nga skafi ku po lundronte me familjen, lëndohet 8-vjeçarja në plazhin e Velipojës!

Shkruar nga Pamfleti

Ra nga skafi ku po lundronte me familjen, lëndohet 8-vjeçarja

Një aksident i rënë është regjistruar pasditen e sotme në Velipojë. Një vajzë 8-vjeçare është rrëzuar nga skafi dhe për pasojë është lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Velipojë, ndërsa mësohet se vajza ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj. E mitura është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues, 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër.

Lini një Përgjigje