Një konflikt mes disa personave në Mirditë është shoqëruar të shtëna me të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Rrëshenit mbrëmjen e kësaj të diele, ndërsa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet.
Në konflikt janë përfshirë Martin Bardhi dhe Enrik Bardhi, babë e bir, të cilët qëlluan në drejtim të makinës që drejtohej nga Saimir Reçi, nipi i Kastriot Reçit i ekzekutuar në vitin 7 janar 2020. Fillimisht janë përplasur fizikisht e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Reçit.
Për pasojë, ky i fundit ka humbur kontrollin, duke bërë që makina të përplaset me bordurën e rrugës, por fatmirësisht asnjë person nuk mbeti i lënduar.
Policia sqaron se dy të rinjtë u përplasen fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas, i riu Enrik Bardhi ka shkuar në banesë ka marrë armën dhe bashkë me të atin Martin Bardhi kanë qëlluar në drejtim të mjetit. Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, për të kapur dy autorët.
Lini një Përgjigje