TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Mars 2023, 15:52

Tjetër aksident në Tiranë, përmbyset autobusi i Krrabës; 3 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër aksident në Tiranë, përmbyset autobusi i

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Saukut, pranë Fakultetit Ekonomik. Shoferi i linjës interurbane së Krrabës, ka humbur kontrollin dhe autobusi është kthyer përmbys.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se kanë mbetur të plagosur 3 persona, por me plagë të lehta dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

"Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike."-njofton policia.

Si pasojë e përplasjes së autobusit me 2 mjete në rrugën e Elbasanit në Tiranë, makinat janë bërë copash. Ende nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia e lartë apo humbja e kontrollit nga ana e shoferëve shkaku kryesor i aksidentit të ndodhur këtë të dielë.

Kujtojmë që aksidentet e urbaneve në Tiranë janë bërë të shpeshta në Tiranë kohët e fundit. Pak javë më parë një urban i Unazës shkaktoi një aksident të shumëfishtë te 'Ura e Tajvanit'. 

Tjetër aksident në Tiranë, përmbyset autobusi iTjetër aksident në Tiranë, përmbyset autobusi i

aksident në tiranë

Lini një Përgjigje