
Dy aksidente me një të vdekur dhe katër të plagosur ndodhën këtë të diel në Kurbin dhe në Durrës.
Ngjarja më e rëndë ndodhi në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras pranë fshatit Gjorm të Kurbinit rreth orës 6:00 të mëngjesit. Automjeti tip “Volkswagen” ku udhëtonin dy të rinjtë doli nga rruga dhe u përmbys në një parcelë.
Shoferi Alban Miloti, sipas policisë gjeti vdekjen, ndërsa i plagosur mbeti Elvis Doçi.
Pas dërgimi në spitalin e Traumës, Doçi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.Aksidenti tjetër ndodhi rreth orës 10:00 në zonën e mbikalimit të Plepave në Durrës.
Nga përplasja e dy makinave rezulton se janë plagosur tre persona, mes tyre një femër që ishte pasagjere.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia dhe parakalimi gabuar.
Të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F. B, dhe shtetasi M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Lini një Përgjigje