TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Mars 2023, 19:27

I shpërtheu dinamiti teksa po peshkonte në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari Fushë Arrëz

Shkruar nga Pamfleti
I shpërtheu dinamiti teksa po peshkonte në liqenin e Fierzës,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Arrëz, Pukë. Një 50 vjeçar i cili po peshkonte në liqenin e Fierzës, ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse.

Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës.”- njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Lini një Përgjigje