TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2025, 16:34

Qëlloi gjyqtarin Kalaja brenda sallës së gjyqit, zbardhet dëshmia e parë e autorit pas arrestimit: Isha korrekt me letrat e mia!

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi gjyqtarin Kalaja brenda sallës së gjyqit, zbardhet

Pak minuta pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, janë zbardhur fjalët e para të autorit Elvis Shkëmbi.

E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori Elvis Shkëmbi në Komisariatin numër 1, pas arrestimit.

Autori i dyshuar i krimit të rëndë është shtetasi Elvis Shkëmbi.

Po ashtu mësohet se Shkëmbi ishte prej disa vitesh në gjyqe për çështje pronësie. 

Nga ana tjetër, të plagosur kanë mbetur shtetasit Ervis dhe Ragip Kurtaj, babë e bir, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës, duke marrë trajtim mjekësor.

1 Komente

  1. S
    Sotiraq

    Të venë mënd gjyqtarët po mirë ishte të mos vinte puna deri këtu

    Lini një Përgjigje