TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Qershor 2025, 10:10

Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali
Fatos Cenaj

Një 59-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në kokë mëngjesin e djeshëm në Fontaniva të Italisë. Bëhet fjalë për 59-vjeçarin Fatos Cenaj, i cili po lufton me jetën pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas mediave italiane, rreth orës 09:30, disa shoferë vunë re një çiklist në tokë dhe menduan se kishte pësuar aksident rrugor.

Pasi në vendin e ngjarjes mbërriti stafi mjekësor, u konstatua se 59-vjeçari, kishte një plagë në kokë të shkaktuar nga një armë zjarri.

Ai u dërgua në spital me urgjencë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe momentalisht nuk përjashtohet asnjë pistë.

Ndër hipotezat më të besueshme është ajo se autori mund ta ketë qëlluar nga një automjet në lëvizje. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që dikush të ketë dashur të provojë një pushkë nga shtëpia e vet dhe aksidentalisht të ketë goditur Cenajn.

Policia ka sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët.

Siç raportohet nga media italiane "PadovaOggi", Fatos Cenaj përshkruhet si një njeri i butë dhe i sjellshëm, i cili nuk ka pasur kurrë probleme me ligjin.

Lini një Përgjigje