TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Mars 2025, 20:27

Publikohen pamjet, momenti kur të rinjtë dhunojnë brutalisht 43-vjeçarin që as flet e as dëgjon (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet, momenti kur të rinjtë dhunojnë brutalisht

Disa ditë më parë në qytetin e Lushnjes, një 43-vjeçar i identifikuar si Fabjol Hysi është dhunuar brutalisht nga dy të rinj pasi ka dalë nga ambientet e xhamisë.

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka transmetuar pamjet ekskluzive të kamerave të sigurisë në zonë të cilat kanë fiksuar momentet e dhunës brutale të dy të rinjve Irdi Nasufi dhe 23-vjeçarit Enea Korreshi.

Në video shfaqen momentet kur të rinjtë i afrohen 43-vjeçarit Hysi, i cili nuk mund të flasë apo të dëgjojë.

Të rinjtë kanë pretenduar se Hysi i ka ofenduar, por pikërisht për shkak të situatës së tij shëndetësore deklaratat e tyre janë vendosur në dyshim.

 

Lini një Përgjigje