TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Mars 2025, 14:22

Shpërfytyruan Klea Prengën, prokuroria kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën; dënimi për Antonelën

Shkruar nga Pamfleti

Shpërfytyruan Klea Prengën, prokuroria kërkon 3 vite burg

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Marinela dhe Antonela Berishën, të cilat shpërfytyryan me shishe qelqi blogeren Klea Prenga në një lokal në kryeqytet.

Organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për Marinelën, nënë e një fëmije, dhe 3 vite shërbim prove për Antonela Berishën.

Dy motrat përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe nëse dënohen, Marinela do qëndrojë 2 vite pas hekurave, ndërsa Antonela do të kryejë 2 vite shërbim prove.

Dyshohet se shkaku i sherrit mes vajzave të ashtuquajtura “VIP-e”, ka qenë një ndërhyrje në çift. Pak kohë më parë, Mariela Berisha është ndarë nga partneri i saj, biznesmeni Mir Pepa, me të cilin ka edhe një djalë.

Ky i fundit dyshohet se kishte krijuar një romancë të re me blogeren Klea Prenga dhe ky ka qenë shkaku pse motrar Berisha e dhunuan atë brutalisht.

Ngjarjen ka qenë vetë Klea Prenga e cila e ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi edhe pamjet e rënda të të çarave në fytyrë.

Blogeres Klea Prenga, sipas Institutit të Mjekësisë Ligjor rezulton i janë shkaktuar dëmtime të pariparueshme dhe të përhershme, të cilat klasifikohen në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore.

Lini një Përgjigje