TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Mars 2025, 19:58

“Volkswageni” dhe “Mitsubishi” përplasen ‘kokë më kokë’ në Lezhë, 3 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

“Volkswageni” dhe “Mitsubishi” përplasen

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, tre shtetas kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se automjeti tip Mitsubishi ka qenë duke dalë në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf ka qenë në parakalim, çka ka sjellë në përplasjen e fortë mes dy makinave.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Sipas policisë, automjeti tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi K. K., rreth 21 vjeç, banues në Lezhë është përplasur me automjetin tip “Mitsubishi”, i drejtuar nga shtetasi P. Gj., 65 vjeç, banues në Lezhë.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e automjeteve si dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin “Volkswagen”, shtetasi D. P., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

 Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lini një Përgjigje