TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Mars 2025, 14:44

Ardian Ozuni hedh poshtë dëshminë e Nuredin Dumanit: Monstër që shpif, s’e kam takuar asnjëherë!

Shkruar nga Pamfleti

Ardian Ozuni hedh poshtë dëshminë e Nuredin Dumanit: Monstër

Ardian Ozuni, i pandehur i dosjes "Plumbi i artë", mohoi deklarimet e të penduarit Nuredin Dumani. Gjatë seancës ai deklaroi se nuk e ka takuar kurrë Dumanin.

Sipas tij, të gjitha ato që thotë Dumani janë sajesa, duke pretenduar se nuk ka marrë pjesë në asnjë nga vrasjet që përmend Dumani. 

Këtë monstër unë nuk e kam parë asnjëherë në botë. Nuk kam unë leverdi të hap sherre e të vras njerëz se kam familje të mrekullueshme. Për çfarë më duhej mitralozi mua? Thërrisni kë të doni këtu. Nëse unë kam takuar ndonjëherë Dumanin pranoj të dënohem. Janë të gjitha thashetheme. Nëse del një gjë e vërtetë nga ato që thotë Nuredini, unë do var veten në mes 313. Ose e ka mësuar dikush të trillojnë, nuk e di...”, u shpreh Ozuni.

Këtë të martë ka vijuar në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dëshmuar sërish para avokatëve të të pandehurve të tjerë.

Dumani i është përgjigjur pyetjeve të avokates së Altin Ndocit, rreth ditës kur ai u arrestua nga policia pas një atentati të dështuar në 29 mars 2022 pranë fshatit Papër, në vendin e quajtur "Ura e Zezë", në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Ai ka rrëfyer se ishte nisur në Elbasan për të eliminuar Oti Kilën dhe se ka arritur të njohë Talo Çelën nga mjeti prej të cilit u qëllua në drejtim të tij.

Lini një Përgjigje