Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq, mbrëmjen e së enjtes, ku gjatë konfliktit mes dy adoleshentëve, mbeti i vdekur si pasojë e goditjes me thikë, një prej tyre, 14-vjeçari Erald Xhejo.
Sipas të dhënave të dy 14 vjeçarët janë takuar rastësisht ditën e djeshme në loklalin e fshatit Pirg.
Të dyja palët kanë qënë të shoqëruar me shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën.
Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 viti më parë dhe ka qënë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”etj që çoi në përdorimin e thikës që 14-vjeçari posedonte.
Në pranga kanë rënë 14-vjeçari autor i dyshuar i vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet; babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi; 4 të mitur të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës; një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.
Ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. 14-vjeçari Erald Xhejo ndërroi jetë në spital, ndërsa ndihmë mjekësore mori edhe autori që mori dëmtime por jo me mjet prerës.
Ky i fundit, sipas raportimeve, bënte edhe të fortin nëpër rrjete sociale. Në disa foto të publikuara nga mediat shihet teksa i riu pozon me armë zjarri, ndërsa shkruante mesazhe të tipit: "Shfaqem kur s'ta pret mendja".
Lini një Përgjigje