TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2023, 20:26

Porositi ekzekutimin e Nikulajt, Edmond Haxhia mbërriti në Shqipëri 3 muaj më parë; zbulohen lëvizjet e tij para vrasjes

Shkruar nga Pamfleti
Porositi ekzekutimin e Nikulajt, Edmond Haxhia mbërriti në

Edmond Haxhia ka urdhëruar vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin të Lezhës. Haxhia është nip në familjen Lekstakaj dhe prej tre muajsh kishte mbërritur në Shqipëri, duke qëndruar herë në Shkodër dhe herë tek disa miqtë e tij në fshatin Kakariq të Lezhës.

Ndaj dhe motori është zhdukur në këtë fshat dhe ende e kësaj dite nuk është mundur të zbulohet.

Lekstakajt kontraktuan një portugez dhe një anglez, për të marrë gjakun tek Nikulajt

Të gjitha shpenzimet për akomodimin, sigurimin e motorit, gjetjen e armës tip TT dhe mbërritjen e shtetasve anglezë në Shqipëri, janë financuar nga Edmond Haxhia.

Dyshime për financim të kësaj vrasje janë ngritur dhe ndaj dy vëllezërve, Elton dhe Klodian Lekstakaj.

Lini një Përgjigje