Policia ka shtrirë kërkimet në zonat malore të fshatit Gjorm, ku dyshohet se fshihet Bertil Alliaj, autor i vrasjes së 36-vjeçarit Dalan Alliaj. Autori dhe viktima janë djem xhaxhallarësh dhe nuk dihet akoma se cili është motivi i krimit.
Viktima Dalan Alliaj, kishte shkuar te banesa e xhaxhit të tij. Ai ishte një biznesmen i njohur, pasi ka një kompani që merret me tregtimin e pjesëve të këmbimit të makinave. Ai u qëllua me 6 plumba në derën e banesës së xhaxhait.
Fillimisht nuk dihej autori, por policia mësohet se ka pyetur mbi 10 persona, ku disa janë shoqëruar në komisariat. Pas marrjes së dëshmive është krijuar dyshimi se autor është pikërisht Bertil Alliaj. Ai nuk u gjet në banesë dhe dyshohet se është arritur drejt zonave pyjore në fshat.
Lini një Përgjigje