TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2025, 21:17

Detaje nga vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë, policia: U gjet i pajetë nga familjarët!

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë, policia: U gjet i

36-vjeçari Dalan Alliaj është gjetur i vrarë sot nga të afërmit në Selenicë.

Kështu ka bërë të ditur policia në njoftimin paraprak, ku thotë se gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjorm.

35-vjeçari u plagos në qendër të fshatit. Më pas, personi i plagosur ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Vlorës.

Dalan Alliaj ishte banues në Levan dhe kishte shkuar në fshatin Gjorm tek njerëzit e tij për vizitë.

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.”-njofton policia.

Lini një Përgjigje