TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2025, 22:18

Vrasja në Selenicë, 36-vjeçari dyshohet se u qëllua nga djali i xhaxhait; autori i përfshirë te "Masakra e Çoles"

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Selenicë, 36-vjeçari dyshohet se u qëllua nga
Bertil Alliaj- Foto e vitit 2015, pas ndalimit për masakrën e Çoles

Bertil Alliaj i përfshirë te ngjarja e vitit 2015, ku u vranë 3 të rinj...

Merr tjetër rrjedhë ngjarja e rëndë në Gjorm të Selenicës, ku u vra me armë zjarri një 36-vjeçar.  Dyshohet se autor i vrasjes së Dalan Alliajt është djali i xhaxhait të tij.

36-vjeçari kishte shkuar për një vizitë te xhaxhai i tij dhe dyshohet se pas përplasjeve që ka pasur me djalin e xhaxhait, Bertil Alliaj, ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me të paktën 6 plumba.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A. Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes", njoftoi policia.

Bertil Alliaj është një emër i njohur, pasi ai është akuzuar si i përfshirë në Masakrën e Çoles në vitin 2015 ku u vranë 3 persona. Momentalisht policia është vënë në ndjekje të tij. Ai dyshohet se është larguar drejt zonave malore të fshatit. Po ashtu janë shoqëruar në komisarit 5 persona. Mes të cilëve kryeplaku i fshatit.

Sa i takon masakrës së Çoles, ajo ndodhi në vitin 2015, ku u vranë 3 persona pas sherrit në kazino. Në këtë ngjarje humbën jetën 29-vjeçari Akil Hasanaj (emri i mëparshëm Haki Rakipi), 27-vjeçari Ardi Velaj (emri i mëparshëm Ferdian Velaj) si dhe 21-vjeçari Albi Limaj.

Vrasja në Selenicë, 36-vjeçari dyshohet se u qëllua nga
Autorët dhe viktimat e masakrës në Çole

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se rreth orës 04:00 të mëngjesit, Xhuliano Lutaj ka qenë në shoqërinë e shokut të tij, Albi Limaj në një kazino në afërsi të portit të qytetit të Vlorës kur është konfliktuar me Akil Hasanajn dhe Ardi Velajn.

Mësohet se këta të fundit, të pajisur me armë zjarri kanë ofenduar dhe dhunuar Lutajn.

I indinjuar, 21-vjeçari i ka treguar Limajt për dhunën e ushtruar ndaj tij, në momentin që ai nuk ndodhej në kazino. Më pas Limaj ka kërkuar ndihmën e Aleksandër Llanajt për të marrë hakun e shokut.

Pasditen e së martës, shtetasit Aleksandër Llanaj, Albi Limaj, Ani Begaj, i cili drejtonte automjetin tip “BMW X5” me targa AA 323 AO dhe Bertil Alliaj kanë shkuar në afërsi të lokalit “Adore” për t’u takuar dhe sqaruar me Hasanajn dhe Velajn.

Nga makina tip “BMW” kanë zbritur Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me Akil Hasanajn dhe Ardi Velajn, kanë nisur konfliktin, i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit.


Për pasojë nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur të vdekur 29-vjeçari Hasanaj, Velaj dhe Limaj si dhe është plagosur rëndë Aleksandër Llanaj, i cili është transportuar në spitalin e Vlorës ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Ndërsa, Bertil Alliaj gjatë shkëmbimit të zjarrit ka zbritur nga makina dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

1 Komente

  1. i
    ilir meta

    do te jete duke pire me shefat e policise se ato e kane mendjen te kapin ndonje me cigare tym

    Lini një Përgjigje