
Një zbulim i pazakontë ka tronditur zonën e Leskovikut. Mbetje kockore, që dyshohet se i përkasin një njeriu, janë gjetur në Shpellën e Kopiles, në brendësinë e liqenit termik që u identifikua disa muaj më parë nga një grup studiuesish çekë.
Sipas burimeve lokale, gjatë një ekspedite të zhvilluar nga disa zhytës shqiptarë, në një thellësi mbi 100 metra janë konstatuar kocka që ngjajnë me ato njerëzore. Zbulimi është bërë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe menjëherë pas njoftimit, policia e Korçës ka ngritur grupin hetimor.
Forcat e rendit kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa po kryhen veprimet e para procedurale për përcaktimin e origjinës së mbetjeve. Hetimet po zhvillohen nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë, të cilat pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për mbetje njerëzore apo shtazore, si dhe kohën e mundshme të ngjarjes.
Lini një Përgjigje