TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2024, 22:48

Policia ende larg zbulimit të snajperistit që ekzekutoi Gëzim Sinomatin, 30 mijë euro kush jep informacion për ngjarjen

Shkruar nga Pamfleti
Policia ende larg zbulimit të snajperistit që ekzekutoi Gëzim
Viktima dhe banesa ku ndodhi krimi

Gëzim Sinomati u vra me një plumb në kokë, teksa doli në ballkonin e banesës për të pirë cigare.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për zbardhjen e atentatin me snajper në Vlorë. Përmes një njoftimi, uniformat blu bëjnë me dije se janë vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që jep informacione për autorët që vranë Gëzim Sinomatin.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë, por si duket nuk po bien dot në gjurmët e autorëve. Vrasja ka qenë profesionale dhe pavarësisht ngritjes së disa grupeve të punës, policia duket se nuk ka ende një identikit të autorit.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.01.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç, grupi i posaçem hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj. Në këtë kuadër, DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia.

Gëzim Sinomati u vra me një plumb në kokë, teksa doli në ballkonin e banesës për të pirë cigare. I riu që sapo ishte kthyer nga Belgjika u qëllua me snajper, një ekzekutim mafioz të cilit nuk i mbijetoi dot.

Ekzekutori dyshohet se ka qenë një person, i cili më pas është ndihmuar nga 2 persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, sapo i riu është qëlluar me plumb në kokë, dritat në zonë janë fikur dhe qyteti ka qenë në errësirë.

Vrasja dyshohet se ka lidhje me hasmëritë e vjetra mes dy grupeve kriminale në Vlorë. Ndërsa një tjetër pistë është dhe ajo e vrasjes për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë në Belgjikë. Për vjedhjen e kësaj sasie kokaine janë vrarë dhe dy persona të tjerë në Belgjikë.

Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit i njohur si ‘buzëderri’, ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000.

Ndërsa 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, xhaxhait të viktimës, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku iu ekzekutua nipi 22 vjeçar.

Lini një Përgjigje