
Departamenti i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, kanë vënë në pranga sot disa perona për pirateri dhe evazion fiskal. Forcat e policisë kanë zbarkuar në zyrat e kompanisë “TIBO” dhe pikat e shitjes “Easy Pay”.
Sipas policisë, nga informacionet e grumbulluara në rrugë operative ishim informuar se subjekte të ndryshme tregëtare në Tiranë në mënyrë jo të rregullt tregtonin dekodera të ndryshme android të cilat ndihmonin në transmetimin e kanaleve televizivë vendas dhe të huaj ku për to kërkohet pagesë specifike nga platforma të licensuara zyrtare.
Në kuadër të këtij procedimi u bë ndalimi i shtetasve:
Fatjon Luniku banues Tiranë, (administrator i subjektit ArfaNet).
Adnand Mahmuti (administrator i subjektit Tibo).
Elona Bogdani, (menaxhere e dyqaneve Tibo).
U proceduan në gjëndje të lirë shtetasit:
E. Pillati
E.Gjonaj
A. Gjoka
D. Muslia
G.Doci
G. Palushi
E. Tarja
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit J.V (administrator i subjektit Tibo).
Lini një Përgjigje