TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2025, 09:44

Po udhëtonin drejt Zvicrës, doganierët kroatë zbulojnë 11 kallashnikovë në makinën e një shqiptari (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti
Po udhëtonin drejt Zvicrës, doganierët kroatë zbulojnë
11 pushkë automatike

11 pushkë automatike janë gjetur nga zyrtarët doganorë të Kroacisë në automjetin e një shtetasi nga Kosova.

Armët u zbuluan gjatë kontrollit të një automjeti mallrash, i përdorur për transportimin e makinave, me targa të Kosovës në pikën kufitare Tovarnik afër Vukovarit.

Gjatë inspektimit të detajuar të një prej makinave të dyshuara në mjetin transportues, përveç 11 pushkëve automatike, u gjet edhe municioni përkatës.

Mediat kroate raportojnë se shoferi dhe një pasagjer në mjetin e transportit, shtetas të Republikës së Kosovës, po udhëtonin për në Zvicër.

Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të posedimit të paautorizuar të armëve dhe eksplozivëve, policia kroate do të dorëzojë kallëzim penal kundër shoferit dhe bashkëudhëtarit.

Po udhëtonin drejt Zvicrës, doganierët kroatë zbulojnëPo udhëtonin drejt Zvicrës, doganierët kroatë zbulojnëPo udhëtonin drejt Zvicrës, doganierët kroatë zbulojnë

 

11 kallashnikovë doganierët kroatë

Lini një Përgjigje