TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2025, 22:38

Cili personazh i rëndësishëm ka rënë pre e grabitjes? Vidhet një banesë te “Zogu i Zi”, hajdutët marrin USB, dokumente dhe 1 hard disk

Shkruar nga Pamfleti

Cili personazh i rëndësishëm ka rënë pre e grabitjes?

Një vjedhje ka ndodhur dje në një banesë pranë një qendre tregtare në zonën e “Zogut të Zi” në kryeqytet.

Autorët e vjedhjes kanë marrë sende me vlerë në banesë, por edhe dokumente, USB dhe hard disk.

Komisariati nr.2 ka arritur të identifikojë autorët të cilët dyshohet se kanë qenë 4 persona, ku dy prej tyre janë arrestuar, raporton “BalkanWeb”.

Dyshimet janë se banesa i përket një personazhi të rëndësishëm, teksa ngjarja është mbajtur e fshehtë.

Synimi i hajdutëve dyshohet se nuk ishin sendet me vlerë, por dokumentet dhe materialet dixhitale. 

 

Lini një Përgjigje