TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2025, 18:42

Operacioni i SPAK me autoritetet finlandeze, zbulohen emrat e 9 të arrestuarve

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK me autoritetet finlandeze, zbulohen emrat e 9 të

Janë zbardhur emrat e 9 të arrestuarve në kuadër të operacionit të përbashkët të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe autoriteteve finlandeze, që goditi katër grupe të strukturuara kriminale me bazë shqiptare. Të ndaluarit akuzohen për trafik të sasive të mëdha droge nga Holanda dhe Spanja drejt Finlandës.

Të arrestuarit janë:

1. Dorjan Luzaj

2.  Geraldo Seferaj

3. Elton Myftari

4. Elton Tavani

5. Erind Teneqexhiu (alias Agalliu)

6. Kela Qevani

7. Ledion Hoxha

8. Besnik Sparta

9. Altin Musta

Sipas SPAK, bëhet fjalë për struktura kriminale të organizuara dhe të drejtuara nga shtetas shqiptarë, të cilët gjatë viteve 2022–2024 kanë trafikuar në mënyrë të vazhdueshme substanca narkotike me rrezikshmëri të lartë si kokainë, ekstazi, amfetaminë dhe kanabis.

Trafiku kryhej përmes rrugëve tokësore, me kamionë që mbanin targa polake, ndërsa në territorin finlandez shpërndarja realizohej përmes një rrjeti të mirëorganizuar ndërkombëtar. Operacioni i koduar “Pietari” përfshiu kontrolle në disa shtete dhe çoi në sekuestrimin e automjeteve, pajisjeve dhe dokumenteve komprometuese.

SPAK deklaron se hetimet janë ende në vijim dhe pritet të ketë zhvillime të tjera në lidhje me identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të rrjetit. Dy persona janë ende në kërkim. Ndërkohë, në Finlandë janë dënuar tashmë 55 persona të përfshirë në këtë skemë trafiku, përfshirë 10 shqiptarë.

 

Lini një Përgjigje