
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me përroin e Zaranikës, në lagjen Haxhias, ku tri automjete janë përplasur mes tyre me një forcë të madhe, duke shkaktuar disa të plagosur.
Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Elbasanit. Të tjerë persona kanë marrë lëndime më të lehta dhe po marrin trajtim mjekësor në vend.
"Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L.. Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit", tha policia.
Lini një Përgjigje