TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2025, 15:13

Grupet e trafikantëve të drogave sintetike, njëri nga drejtuesit mësues historie

Shkruar nga Pamfleti

Grupet e trafikantëve të drogave sintetike, njëri nga drejtuesit

SPAK në bashkëpunim me autoritetet ligjzabtuese finlandeze goditën strukturat e grupeve kriminale që trafikonin droga sintetike.

Prokurorët e SPAK bënë të ditur se dy nga drejtuesit e grupit janë me origjinë nga Vlora, ndërsa 2 të tjerë nga Kuçova dhe Berati, por janë të vendosur me banim në Tiranë.

Sipas raportimeve, njëri prej drejtuesve të grupeve është mësues historie në Shqipëri, pa precedent kriminalë.

Operacion i SPAK u finalizua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa më parë ishin goditur 55 persona në Filnadë, 10 prej të cilëve me origjinë ose me shtetësi shqiptarë, si pjesë e grupeve kriminale që shpërndanin drogat sintetike në vendin skandinav.

 “Karakteristikë e këtyre grupeve ka qenë bashkëpunimi i tyre me njëri-tjetrin. Grupe të veçanta bashkëpunonin me njëri-tjetrin për realizimin e qëllimeve të tyre kriminale. 2 nga grupet organizonin trafik nga Shqipëria drejt Spanjës, Holandës dhe Finlandës. Më pas atje kishin rrjetin e shpërndarjes. Një grup tjetër kriminal i drejtuar po nga shtetas shqiptar vepronte vetëm në Finlandë me sigurimin e lëndëve narkotike, blerjen dhe shitjen në Finlandë, Një grup tjetër i drejtuar nga shqiptarë, kishte si detyrë të tij dhe qëllim organizmin e trafikut të marjuanës nga Spanja në drejtim të Finlandës përmes shërbimit postar. Krerët e grupeve një pjesë kanë qenë më parë të ndjekur penalisht në Finalndë, dhe nuk kanë qenë të evidentuar në Shqipëri. Pas kthimit në Shqipëri, kanë drejtuar aktivitetin nga Shqipëria ose shtete të tjera të BE. Kjo ka qenë edhe një nga rezultatet e hetimit të përbashkët, nga informacionet e përfituara në kohë reale i transmetoheshin autoriteteve finlandeze. Dy nga krerët e grupeve kriminale janë me origjinë nga Vlora. Pjesa tjetër e përqendruar në Kuçovë dhe Berat. Një pjesë e këtyre, janë të vendosur me banim në Tiranë”, tha prokurori i SPAK-ut, Alfred Shehu.

 

Lini një Përgjigje