
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve.
Siç shihet edhe nga pamjet, njëra nga makinat ka përfunduar e përmbysur në livadh. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Pishat në vendin e quajtur “Ura e Vocit”.
Fillimisht aksidenti është pikasur nga drejtuesit e tjerë të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë e Bulqizës të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Dy të plagosurit u dërguan menjëherë drejt spitalit.
Bëhet me dije se dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje