TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2025, 12:12

U fut për t'u larë në Liqenin e Grizhës, mbytet 38-vjeçari 

Shkruar nga Pamfleti

U fut për t'u larë në Liqenin e Grizhës, mbytet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në liqenin e Grizhes, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën në Liqenin e Grizhës. Policia bën me dije se trupi i pajetë i shtetasit E. N. u gjet pas disa orësh kërkime nga shërbimet e DVP Shkodër dhe Policia Kufitare. Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

"Më datë 03.06.2025, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se shtetasi E. N., 38 vjeç, rreth orës 19:00, ishte futur për t’u larë në liqenin e Grizhes dhe ishte mbytur. Shërbimet e DVP Shkodër dhe shërbimet e Policisë Kufitare, pas disa orësh kërkime, kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit E. N. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë që lahej në liqen.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit", njofton policia. 

Lini një Përgjigje