TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2025, 11:25

Deklaratat e forta të Erjon Alibejt, dështon seanca në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Deklaratat e forta të Erjon Alibejt, dështon seanca në GJKKO

Ka dështuar seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme, për të vijuar me marrjen e dëshmisë së Erjon Alibejt, lidhur me dosjen “Plumbi i Artë”. Shkak u bë mungesa në sallë e 3 avokatëve.

Prokurorët e SPAK kërkuan masa administrative për mbrojtësit ligjore pasi janë bërë pengesë për zhvillimin e seancës.

Seanca gjyqësore ku po dëshmon bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej është shtyrë për në datën 5 qershor, ora 10:00.

Alibej, i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka dhënë informacione të rëndësishme për ngjarje kriminale të bujshme, përfshirë vrasjen e vëllait dhe xhaxhait të tij në Bradashesh.

Deklaratat e tij kanë çuar në hetime nga SPAK dhe BKH për verifikimin e këtyre informacioneve.

Lini një Përgjigje