
Një grup kriminal është goditur në Fier. Prokuroria dhe Policia e Fierit kanë realizuar një konferencë për mediat, ku kanë dhënë informacione lidhur me goditjen e grupit të trafikut të armëve.
Ata akuzohen se trafikonin armë dhe municione të kalibrave të ndryshëm, disa prej tyre edhe nga Kosova, për t’i shitur më pas në Shqipëri, për veprimtari kriminale.
Mësohet se janë arrestuar kanë rënë 4 persona me rrezikshmëri shoqërore.
Të arrestuarit janë Boran Buzi, Niko Osma, Qamil Shurdhi dhe Besim Buzi.

Nga kontrollet e ushtruara në disa banesa, magazina dhe ambiente të tjera u sekuestruan 4 mijë bimë narkotike, 2 mijë të mbjella në parcelë, 2 mijë në kubikë, u sekuestruan 3 automatikë, 2 armë gjahu dhe 600 fishekë. U sekuestruan 5 mijë fara kanabisi, 2 radio policie, 1 uniformë policie, 1 maskë plastike, 3 automjete dhe 10 celularë.
“Mbanin armë zjarri për qëllime kriminale. Ky aktivitet kryhej në disa qytete. Në disa raste armët siguroheshin edhe nga Kosova. Nga hetimet rezultojnnë se ky grup merrej edhe me bimët narkotike dhe shitjen e kanabisit. U ushtruan 8 kontrolle biznesesh, dy kontrolle për magazinimin e armëve dhe vende të tjera. U sekuestruan 4 mijë bimë natrkotike, 2 mijë në parcelë dhe 2 mijë në kubikë. U sekuestruan 3 armë zjarri automatike, dy armë gjaku dhe mbi 600 fishekë. Sekuestruar 5 mijë fara kanabisi”, tha policia.
Lini një Përgjigje