TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2025, 14:38

U largua nga SHBA për t'iu bashkuar ISIS-it, shqiptari dënohet me 10 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

U largua nga SHBA për t'iu bashkuar ISIS-it, shqiptari dënohet me

Një gjykatë federale në Uashington ka dënuar me 10 vjet burg një person nga Kosova me shtetësi amerikane, Lirim Sylejmani, për shkak se është trajnuar ushtarakisht nga organizata terroriste ISIS dhe ka marrë pjesë në një grup të armatosur kundër forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja. Sylejmani, i njohur edhe si Abu Sulayman al-Kosovi, kishte pranuar fajësinë në dhjetor 2024 për pjesëmarrje në trajnime ushtarake.

Sipas vendimit të gjykatës, nga nëntori 2015 deri në shkurt 2019, Sylejmani ishte trajnuar nga ISIS në Siri. Në vitin 2019, ai ishte arrestuar nga Forcat Demokratike Siriane. Ai kishte udhëtuar në Siri së bashku me familjen dhe kishte ndryshuar emrin e tij.

Gjatë kohës së qëndrimit në Siri, Sylejmani kishte mësuar të përdorte armë automatike dhe granata. Në maj 2016, ai ishte dërguar në vijën e frontit për të luftuar.

Lini një Përgjigje