TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Tetor 2023, 18:26

Po eksploronte zonën e Thethit, turistja gjermane bie në greminë dhe vdes!

Shkruar nga Pamfleti

Po eksploronte zonën e Thethit, turistja gjermane bie në greminë

Një turiste gjermane ka humbur jetën pasditen e sotme pasi ka rënë në një greminë, teksa ishte duke vizituar zonën e Thethit në Shkodër.

Mësohet se turistja ka qenë duke eksploruar zonën me një shtetas tjetër gjerman në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, ndërsa ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.

Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.

Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë. Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë”, thuhet ne njoftimin e policisë.

theth turistja

Lini një Përgjigje