TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Dhjetor 2023, 13:44

Plas sherri mes të miturve në Tiranë, plagoset me thikë 15-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri mes të miturve në Tiranë, plagoset me thikë

Dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr ditën e sotme, ku ka mbetur i plagosur një 15-vjeçar.

Sipas policisë është plagosur me thikë një 15-vjeçar në rrugën “Bedri Karapici”. I mituri është dërguar në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Ndërsa 16 vjeçari i cili e sulmoi me thikë është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit.

sherr tirane thika

Lini një Përgjigje