TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2023, 07:17

Plagosje me armë zjarri në Shijak  

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje me armë zjarri në Shijak   

Një plagosje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e djeshme në Shijak. Policia informon se rreth orës  22:10 në lagjen “Popullore” shtetasi me inicialet E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Efektivët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

plagosje me armë zjarri në shijak  

Lini një Përgjigje