TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2024, 22:50

Plagosja e trefishtë në Mamurras, policia sqaron ngjarjen: Sherri nis për një copë toke, efektivi ishte jashtë shërbimit

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e trefishtë në Mamurras, policia sqaron ngjarjen: Sherri nis

Policia ka reaguar mbi të shtënat me armë zjarri në Mamurras, duke bërë me dije se janë plagosur tre persona.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur afër një fabrike çimentoje. Po ashtu theksohet se efektivi i policisë ka qenë jashtë shërbimit.

Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushërinj me njëri-tjetrin. Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia fillimisht, ndërsa më tej njoftojnë se: “është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi F. S., dyshohet i plagosur me armë zjarri gjatë konfliktit, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

 

Lini një Përgjigje