TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2024, 22:37

Sherr për pronën në Thumanë, plagosen me armë tre persona; mes tyre një efektiv policie!

Shkruar nga Pamfleti

Sherr për pronën në Thumanë, plagosen me armë tre

Njëri prej tyre mësohet se është efektiv police i cili ka qenë jashtë shërbimit në momentin e konfliktit.

Tre të plagosur është bilanci i një konflikti pronësie mes kushërinjve në Mamurras. Njëri prej tyre mësohet se është efektiv police i cili ka qenë jashtë shërbimit në momentin e konfliktit.

Bëhet me dije kushërinjtë kanë qëlluar njëri-tjetrin me armë dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se në konflikti janë përfshirë Ardian Sela, Fatos Sela dhe Sahit Ahmet Sela. Ky i fundit ushtron detyrën e policit në Thumanë, por gjatë sherrit ishte jashtë shërbimit.

Feimi dhe Ardiani janë transportuar për te spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa Fatosi është në spitalin e Laçit.

Ndërkohë që polica ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushërinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi fillimisht policia.

Ndërkohë që më vonë policia njoftoi dhe për një të plagosur të tretë i cili është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore,

Është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi F. S., dyshohet i plagosur me armë zjarri gjatë konfliktit, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, shtoi policia më vonë.

Lini një Përgjigje