
Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Apelit, për të mbyllur në qeli përjetë Festim Bixhilin, cili akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Pregës më 17 janar të vitit 2020.
Ky i fundit ishte kopshtari i resorit "Golden" në Shijak, aty ku SPAK ka dyshime se u dërgua Jan Prenga dhe më pas u vra. Në fakt atë që kryen krimin morën arratinë dhe i vetmi që e pësoi ishte kopshtari, bashkë me të pandehurin tjetër Olsi Turja, i akuzuar për pengim të zbulimit të të vërtetës, të cilin gjykata e dënoi me 3 vite burg. Apeli ka vendosur kthimin e çështjes për rigjykim, me një tjetër trupë gjykuese.
Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës ndodhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokaine të mbërritur nga Ekuadori, në portin britanik Portsmouth, nga vëllai i viktimës.
Në formë hakmarrje ndaj këtij veprimi prokuroria thotë se me urdhër të shtetasit Dritan Rexhepi, i cili ndodhet i arrestuar në Ekuador, është marrë peng edhe 52-vjeçari i cili më pas ka ndërruar jetë si pasojë e rrahjes dhe keqtrajtimeve.
Referuar pretencës së SPAK të dhënë një vit më parë, ndonëse nuk është gjetur trupi i të rrëmbyerit, nga analiza e fakteve dhe provave rezulton se ai ka vdekur.
Sipas prokurorisë nga pamjet filmike në garazhin e kompleksit “Golden” në Shijak, duket viktima që nuk jep asnjë shenje jete për disa orë me radhë, ndërsa shenjat e gjakut te gjetura në vendngjarje të krahasuara me ADN e nënës së viktimës rezultojnë se i përkasin te njëjtit profil gjenetik.
Lini një Përgjigje