
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesnatën e sotme në qytetin e Kuçovës.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes “1 Maji” në këtë qytet, ku autori me inicialet L.S ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të shtetasit Donald Grymshi.
I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Traumës në Tiranë.
Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se i plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën.
Sakaq, nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grymshi ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e djeshme, pasi është shtetas me banim në Tiranë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë edhe mbikëqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes u largua menjëherë nga vendngjarja.
Lini një Përgjigje