
Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Mamurras e Lezhë, me një bilanc prej 4 të plagosurish.
Aksident i parë ka ndodhur në aksin rrugor Laç- Mamurras, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre të rinj të cilët janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.
Një aksident tjetër ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit, ku dy automjete janë përplasur dhe për pasojë është dëmtuar shoferja e njërit automjet.
Menjëherë është bërë i mundur transportimi i saj drejt Spitalit Rajonal të Lezhës. Sipas burimeve paraprake, e dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbulimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje