TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Maj 2023, 15:50

Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 21-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 21-vjeçari në

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Uniformat blu raportojnë se i riu me inicialet E.D, banues në fshatin Podgorie, Maliq, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 21 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

ngacmim e mitur arrestim korce

Lini një Përgjigje