TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2025, 09:25

Pjesëmarrës në një organizatë kriminale, kapet në Shijak 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar 

Shkruar nga Pamfleti

Pjesëmarrës në një organizatë kriminale, kapet në

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Shijak, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Mësohet se Gjykata ae Apelit të Firences e ka dënuar me 7 vite e 7 muaj burg, pasi akzuohet se ishte anëtar i një organizate të trafikut të drogës. 

I arrestuari Fatjon Stafa pritete të ekstardohet në Itali. 

“Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Hardhisht, Shijak, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Fatjan Stafa, 39 vjeç, banues në fshatin Pjezë, Durrës.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje