TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Mars 2026, 18:21

Përplasja me armë zjarri e dy turqve në Sauk, publikohet fotoja e autorit të plagosjes

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja me armë zjarri e dy turqve në Sauk, publikohet fotoja e
Autori i plagosjes

Publikohet fotoja e shtetasit turk të shpallur në kërkim, i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një bashkëatdhetari të tij mbrëmjen e djeshme në zonën e Saukun e Vjetër në Tiranë.

Sipas "Report Tv", identiteti i autorit nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet, ndërsa dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri 39-vjeçarin turk Halil Uçar brenda një lokali në këtë zonë. Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur më herët në Turqi për aktivitete të jashtëligjshme.

I plagosuri u paraqit për ndihmë mjekësore në spital, ku sipas mjekëve dhe policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se mes palëve ka pasur edhe një përplasje disa ditë më parë. Mbrëmjen e së hënës ata janë takuar në një lokal për t’u sqaruar, por situata ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.

Gjatë incidentit, Uçar është qëlluar me një plumb në shpatull dhe ka mbetur i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Lini një Përgjigje