TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2025, 11:36

Përplasen tre makina në Elbasan, plagosen 3 perosna; 1 në gjendje të rëndë 

Shkruar nga Pamfleti

Përplasen tre makina në Elbasan, plagosen 3 perosna; 1 në

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.

Në aksident janë përfshirë tri automjete të cilat pas përplasjes mes tyre janë shkatërruar pjesërisht.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe të paktën dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit. Në vendngjarje ndodhet policia dhe shërbimi zjarrfikës.

Lini një Përgjigje