48-vjeçari Lulzim Visha ishte brenda makinës së punës në momentin që u qëllua me armë.
Ai punonte si postier për një kompani private.
Nga dëshmitë paraprake që janë marrë në vendngjarje, banorët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Kjo ka ngritur dyshimet se mund të jetë vrarë me silenciator.
Dyshohet që 48-vjeçari të jetë nxjerrë në pritë. Në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete.
Policia ka rrethuar zonën, dhe kanë ngritur pika kontrolli pasi ka dyshime se autorët janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri.
Deri më tani nuk dihet ende se kush janë autorët, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hasmërie.
Lini një Përgjigje