TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2026, 14:53

Përdhunoi dhe la shtatzanë 12 vjeçaren në Pogradec, lihet në burg 67 vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Përdhunoi dhe la shtatzanë 12 vjeçaren në Pogradec, lihet

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për 67-vjeçarin Rushan Selko, i cili akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë një 12-vjeçare në fshatin Piskupat, në Pogradec. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 67 vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit në muajin gusht.

67- vjeçari e kërcënonte të miturën vayhdimisht që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur ndërkohë rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj. 

Ishte ekzaminimi mjekësor i cili zbuloi se vajza ishte 22 javëshe shtatzanë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë.

Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg për 67 vjeçarin çka është pranuar edhe nga gjykata. Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë.

burg pogradec

Lini një Përgjigje