
Një 44-vjeçar i cili ishte pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës, ka rënë në prangat e policisë në Belgjikë.
Ky arrestim është pjesë e megaoperacionit të koduar “Ura”, i cili është realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet njësive të specializuara të forcave të rendit të Shqipërisë, Italisë dhe Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST.
Gertin Aliu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua në Belgjikë pas një periudhe hetimesh intensive dhe shkëmbimi informacioni ndërmjet autoriteteve të rendit.
Prokuroria e Barit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të, për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
"Vijojnë bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “Ura”.
Kjo fazë e operacionit, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, FAST Italisë dhe FAST Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST.
Lokalizohet dhe kapet në Belgjikë, një shtetas i akuzuar nga Prokuroria e Barit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç.
Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale", njofton policia.
Lini një Përgjigje